Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, megjithatë konsideron që ka ende sfida dhe “nxitës të mundshëm për tensione”. Në intervistën për KosovaPress, Barbano thotë se edhe pse nuk ka më mandat ekzekutiv, roli i EULEX-it në rast të tensioneve është i reaguesit të dytë të sigurisë, pas policisë së Kosovës.