Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që po mbahen në veri të Kosovës më 23 prill. Sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – do të ketë “pushtim të plotë”.