Policia e Kosovës ka shtyrë afatin e konkursit për punësimin e pjesëtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë, për të plotësuar vendet e lira në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Konkursi, që fillimisht ishte i hapur nga 5 deri më 26 janar, do të shtyhet deri më 10 shkurt. Por, policia e Kosovës nuk ka dhënë hollësi në lidhje me numrin e aplikimeve të pranuara deri më tani dhe as nuk ka bërë të ditur nëse ka patur aplikime nga radhët e komunitetit serb apo ish policëve nga veriu që u dorëhoqën në nëntor.