Ministria e Mbrotjes ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për disiplinën në Forcat e Armatosura” duke plotësuar kështu disa mangësi që janë evidentuar ndër vite dhe duke ashpërsuar masat ndëshkuese për shkeljet e ushtarakëve. Ndryshimet e reja synojnë rritjen e disiplinës në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe forcimin e disiplinës ushtarake dhe rendit ushtarak. Në draftin që pritet të shkojë në Kuvend përcaktohen shkeljet disiplinore si dhe janë shtuar llojet e masave disiplinore për secilën shkelje, duke i mundësuar vendimmarrësit dhënien e një mase disiplinore në proporcion të drejtë me rëndësinë e shkeljes.