Greqia theksoi në Këshillin e Sigurimit të OKB se mbështet çdo përpjekje për zgjidhje paqësore të krizës në Venezuelë, duke theksuar respektimin e plotë të Kartës së OKB-së, së Drejtës Ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut. Zëvendës-përfaqësuesi i përhershëm grek në OKB, Ioannis Stamatekos, kërkoi vetëpërmbajtje nga të gjitha palët, mbrojtje të civilëve si dhe dialog për një tranzicion paqësor, ndërasa përsëriti qëndimin e Athinës zyrtare për mosnjohjen e legjitimitetit të pushtetit të Nicolas Maduro dhe as rezultatet e zgjedhjeve të 28 korrikut 2024.