Me mijëra persona morën pjesë në protesta kundër masave të reja të izolimit kundër pandemisë, në kryqytetin austriak Vjenë. Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor. Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata.