Qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza, në vendimin e fundit të arritur në takimin e ministrave të jashtëm që u mbajt në Berlin. Lajmi u dha nga ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalina Berbok Baerbock e cila informon gjithashtu se gjatë takimit të ministrave të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit u ra rakord dhe për njohjen e ndërsjelltë të diplomave dhe kualifikimeve profesionale. Diplomatja Baerbock e cilësoi dakordësinë e fundit një hap historic që shtyn më shumë këto vende drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.