Për herë të parë që prej marrjes së detyrës së presidentit të Republikës, Bajram Begaj thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në përfundim të së cilës u bënë publike edhe konkluzionet dhe rekomandimet. Presidenti theksoi si të rëndësishëm bashkërendimin, përpjekjet dhe sigurimin e gjithpërfshirjes institucionale, përdorimit efikas të burimeve kombëtare dhe kërkimit të kontributit të çdo qytetari në funksion të sigurisë kombëtare.