4 anëtarë të një celule të Shtetit Islamik që vepron në Afrikën e Jugut janë saksionuar nga Departamenti I Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive. Anëtarët e ISIS-it që u vunë nën shënjestrën e Departamentit Amerikan të Thesarit, kanë ofruar mbështetje financiare, teknike dhe materiale për grupin terrorist. Në deklaratën zyrtare të Thesarit, thuhet se këta individë kanë nën zotërim 8 kompani, të cilat janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.