Një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit është publikimi i të dhënave personale të qytetarëve që përfshijnë numrin e kartës së identitetit, pagën, vendin e punës, numrin e telefonit, apo edhe targën e makinës. Kjo situatë ka bërë që shqetësimi i qytetarëve të jetë në rritje, por njëkohësisht edhe mediat apo analistët kanë ngritur edhe pikëpyetjet e para, për atë çfarë fshihet pas këtij skandali. Sipas tyre e gjithë kjo është një mbulim për skandale të tjera që kjo qeveri ka nën emrin e saj. Në qarqet mediatike dhe jo vetëm, flitet se e gjitha ka ndodhur për të justifikuar investime