Burgu i Zaharisë, i konsideruar si një prej burgjeve me kushtet më të këqija në Shqipëri, do të mbyllet. Lajmin e bëri të ditur ministri Ulsi Manja. Sipas ministrit të drejtësisë, të dënuarit e Zaharisë do të zhvendosën në dy nga sektorët e burgut te Shënkollit deri në ndërtimin e një spitali specifik për të dënuarit me probleme mendore. Burgu i Zaharisë priste të dënuar me probleme të shëndetit mendor dhe konsiderohej si një kamp përqendrimi për shkak të kushteve të tmerrshme. Njëkohësisht, ministri i Drejtësisë konfirmoi se këtë fundvit nuk do të ketë amnisti.