Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. Gjithashtu, qeveria miratoi në parim edhe marrëveshjen me qeverinë e Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat: e Kujdesit shëndetësor; Energjisë; Mjedisit; Industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes; Menaxhimit të migracionit; Arsimit; Inovacionit; Diasporës; Transformimit ekonomik dhe Rritjes inteligjente.