Në pikën kufitare të Morinës kanë shpërthyer të hënën protestat, pak ditë pasi Kosova shtrëngoi masat për hyrjen në vend, për shkak të numrit të rekord të të infektuarve si pasojë e variantit Omicron. Një sërë qytetarësh po protestojnë afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.