Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ndryshimet në ligjin, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, duke vendosur kufizime të reja ndaj mbulimeve mediatike. Miratimi i ndryshimeve vjen para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini, që qeveris Rusinë prej 24 vitesh, pritet të kërkojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.