Pas Rusisë, edhe Bjellorusia po përgatitet sipas eskpertëve t’i bashkohet luftës në Ukrianës, për shkak të presionit të vazhdueshëm të Vladimir Putin, i cili duket se i vetëm e ka të pamundur fitoren. Mediat perëndimore raportojnë se presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko do t’i bashkohet luftës së Rusisë kundër Ukrainës pasi Bjellorusia filloi të vendoste me shpejtësi trupat e saj në kufirin ukrainas.