Bullgaria ka rreth 500 miliardë metra kub gaz argjilor, por e ka të ndaluar vshfrytëzimin e tij me ligj dhe qeveria aktuale nuk ka plane të ndryshojë legjislacionin, pavarësisht se Rusia ka ndërprerë furnizimet. Vendit i duhen tre miliardë metra kub gaz në vit dhe pjesën tjetër mund të furnizojë të gjithë rajonin me gaz duke e shkëputur nga varësia ruse. Por tani heshtja dhjetëvjeçare për gazin argjilor në Bullgari është ndërprerë.