Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje të mërkurën shteteve anëtare të aleancës të rrisin objektivin e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes. Kjo kërkesë do t’u komunikohet që të gjitha vendeve të aleancës kur liderët të takohen për një samit në Vilnius në korrik.