Polonisë planifikon t’i japë Ukrainës rreth 12 avionë luftarakë MiG-29, duke u bërë kështu vendi i parë anëtar i NATO-s, që përmbush kërkesat gjithnjë e më urgjente të Kievit, për avionë të tillë. Por pas Polonisë, edhe Qeveria sllovake ka miratuar dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë. Sllovakia njoftoi se do të dërgojë avionët e saj MiG-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë sapo të përfundojnë negociatat me aleatët e saj.