Marrëveshja për për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale ka qenë e vetmja e nënshkruar këtë të hënë në samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë. Liderët e Ballkanit Perëndimor firmosën marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).