Mungesa e Bardh Spahisë në Kryesinë e re të PD, solli një sërë reagimesh, duke ngritur edhe pikëpyetje rreth procesit të zgjedhjeve të anëtarëve, ku u aludua për lobime, çka më pas u pranua edhe nga kryedemokrati Sali Berisha. Një kandidat që arriti të mbante Shkodrën për demokratët me më shumë se 20 mijë vota, ishte e paarsyetushme që nuk mund të merrte mjaftueshëm vota në Këshillin Kombëtar për një vend në kryesi. E si duket ky ishte një ogur i mirë për të, i cili pas zgjedhjes së 4 anëtarëve të kryesisë në funksione drejtuese, iu hap vendi atij dhe 3 zyrtarëve të tjerë.