Ish kryeminbistri rus i ka quajtur tre shtetet Baltike, ‘tonat’ ndërsa ka shtuar se Polonia është përkohësisht e pushtuar. Politikani zjarr-ndezës i rusisë, Dmitry Medvedev, tha kështu se baltiku i përket Rusisë. Duke shkruar në Tëitter, ish kryeministri iu referua Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, si ‘provinca ruse, duke thënë se ato kanë ndotur veten për pushtimin rus të ukrainës. Komentet ndezëze u bënë si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga Emmanuel Macron, javën e shkuar, se moska kishte humbur tashmë në planin gjeopolitik. ‘De fakto, Rusia ka hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën dhe ka humbur aksesin e saj në Balltik, gjë që ishte kritike, sepse nxiti vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n,” tha presidenti francez.