Top News – Vëllezërit Bytyçi/ Vuçiç ”s’do” që ta zbardhë vrasjen
08/07/2020 17:51

Në përvjetorin e 21-të të vrasjes së vëllezërve Agron, Mehmet dhe Yll Bytyci, familjarë të tyre thanë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka “prova dhe mundësi” për të zgjidhur rastin e tyre, porse “i mungon vullneti”.Tre vëllezërit, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u arrestuan në vitin 1999 në Serbi, për kalim të paligjshëm të kufirit, sic pretendojnë zyrtarët serbë. Ata u liruan nga burgu por mw pas u vranw. Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001. “Vuçic i ka premtuar prej më shumë se 6 vjetësh Shteteve të Bashkuara dhe familjes sonë se do ta zgjidhë këtë rast. Në mënyrë private, ai ka hequr dorë nga emri i Goran Radosavlevicit. Vllastimir Gjorgjevic është gjithashtu përgjegjës”, thuhet në deklaratën e vëllezërve të viktimave, Fatos dhe Ilir Bytyci. “Vuajtja e familjes sonë nuk është e vetmja Vucic injoron. Presidenti serb mbron shumë kriminelë të tjerë të luftës. Bota, përfshirë administratën e presidentit Trump, e di se kjo është e vërtetë. Ata thjesht qëndrojnë të ngrirë përpara këtyre fakteve”, thuhet më tej në deklaratë. Dy policë të akuzuar për ndihmë në ekzekutimin e vëllezërve Bytyci, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanovic, u shpallen të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Një rezolutë e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara tetorin e vitit të kaluar, u referohet fakteve për përfshirje në vrasje edhe të ish-zëvendësministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjevic, si dhe të ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavlevic Guri. Ky I fundit është aktualisht anëtar i partisë ne pushtet ne Serbi.

Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14