Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një vajzë 15 vjeçare është dhunuar seksualisht nga një bashkëmoshatar. Pas ngjarjes vajza u ka treguar familjarëve të cilët kanë reaguar dhunshëm ndaj autorit. Sipas njoftimit të policisë I vëllai I vajzës së dhunuar seksualisht pasi ka mësuar nga e motra se 15 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë. Sipas informacioneve paraprake djali 15 vejçar ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.