Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest në burg" për Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës që u ekstradua nga Belgjika mbrëmjen e të ënjtjes. Mario Çela u prangos me kërkesë të SPAK. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, mes të cilave “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".