Ralf Schumacher, vëllai i kampionit të Formula 1 Michael Schumacher, ka njoftuar në rrjetet sociale se është homoseksual duke bërë kështu të ditur lidhjen me partnerin e tij. Schumacher, 49-vjeçar ndau një postim të çiltër në faqen e tij në Instagram, ku shihet duke qëndruar krah për krah me partnerin e tij në një varkë. “Gjëja më e bukur në jetë kur ke në krah partnerin e duhur me të cilin mund të ndash gjithçka”, shkroi Ralf në postimin e tij.