Vëllai i Madh ka surprizuar Jetmirin, ndërsa i ka mundësuar një lidhje telefonike për të uruar për ditëlindje të bijën. I emocionuar, Jetmiri krahas shprehjes së dashurisë dhe këshillave për të bijën, gjithashtu i ka kërkuar ndjesë për skenën e pahijshme në dush, duke theksuar se ishte një premtim dhe duhet ta bënte.