Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi veliu deklaroi se ka pasur raste kur janë evidentuar oficerë policie që kanë bashkëpunuar me krimin. Këto deklarata Veliu i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, teksa theksoi se rastet janë duke u ndjekur nga SPAK-u.