Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik I Partisë Socialiste për Tiranën, ka vijuar turin e takimeve në kuadër të analizës së zgjedhjeve të 25 prillit. Nga Rrogozhina Veliaj gjatë takimit me strukturat e PS-së vuri theksin te ndryshimi mes PD-PS. Veliaj tha se Partia Socialiste është një familje dhe si e tillë shqetësohet për problemet e çdo njeriu, ndryshe nga Partia Demokratike, e cila sipas tij shqetësim të vetëm ka se kush do fitojë garën për kryetar.