Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që në datën 3 nëntor e cilësoi antiligjor shkarkimin e tij. Veliaj e nis reagimin e shkurtër duke sqaruar se për shkak të izolimit vetëm tani iu krijua mundësia që të flasë për fitoren e arritur në Kushtetuese. Ai thotë se ky vendim nuk bën fjalë për mandatin e tij si kryebashkiak.