Top News – Veliaj për vilën e kunatit të Bashës/ ‘Sa të jem unë në bashki, nuk kalon vila e pestë’
17/01/2021 15:34

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj I është rikthyer edhe njëherë debatit me kreun e PD, Lulzim Basha. Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kavajë, kryebashkiaku I Tiranës ka deklaruar se Basha ia ka shndërruar kauzat politike të opozitës në beteja për përfitime personale. Jo tha rruga e Kombit, ne do vdesim këtu, po mirë ku kap zyrat aty pse e le rrugën e Kombit. Astiri vijë e kuqe, ne do shtrihemi këtu Astiri nuk do të bëhet Unaza, nuk do të bëhet Unaza, pse Unaza jote është! Aty kalojnë edhe të majtë edhe të djathtë, aty kalohet edhe nga Kavaja nga Durrësi nga Vora për të shkuar në Elbasan e në Librazhd edhe në Pogradec si të majtë si të djathtë. Një Unazë që e ndihmon të gjithë Tiranën, këtu do të shtrihemi kapi benzin edhe e la fushatën. Kreu I bashkisë së Tiranës I është rikthyer edhe njëherë temës së lejes së kërkuar nga kunati I Lulzim Bashës për ndërtimin e një vile në Farkë. Veliaj ka deklaruar se sa të jetë ai kryetar I Bashkisë Tiranë nuk ka për të dhënë leje për ndërtimin e një vile te pestë për Luzim Bashën. S’keni bërë gjë për tërmetin tha. Dakord, ne deri tani kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Unë bëra 4 vila. Dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm të vdes unë që të kalojë vila e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi, pacipësi e pashoqe. Fal një ato që ke pastaj hajde apliko për vilën e 5. Po unë s’jam kundër biznesit por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur prodhon vetëm histori, kur I sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-të. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë. Dhe kur dëgjon dhe këto muhabetet me rusë dhe me lobimin dhe me gjithë gjyqet që janë hapur, për çfarë duan demokratët e Kavajës apo kushdo në Shqipëri një personazh që e ka futur veten aq shumë në telashe sa nuk shpëton dot

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15