Në një takim të zhvilluar me ish-ushtarakë në njësinë numër 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se Shqipëria nuk meriton një rikthim të tretë të Sali Berishës në pushtet. “Kur mendoj që ende diskutohet rikthimi për herë të tretë i Saliut, atij që mori në qafë gjyshërit, prindërit tanë, tani edhe brezin tim, të fëmijëve të mi dhe të fëmijëve tanë, më duket një fyerje shumë e madhe”, tha Veliaj, duke shtuar rikthimi i tij shmanget vetëm duke punuar çdo ditë.