Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së forumit më të madh të biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore është “Prishtina 2030 - Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”. Në forumin që po mbahet në Prishtinë, Veliaj tha se Tirana dhe Prishtina janë dy qytete që duhen marrë shembull.