Top News – Veliaj me tenorin Lahaj/ Version i ri i këngës ‘Për ty atdhe’
29/11/2020 14:03

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim tenorin e mirënjohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i cili në këtë pervjetor të Pavarësisë solli rikompozimin e këngës “Për ty atdhe” “Të jemi shumë mirënjohës! Është një dhuratë fantastike, shpirtërore, që frymëzon po aq. Të falenderoj dhe jam i sigurt që flas edhe në emër të kryetarëve të Prishtinës dhe Prizrenit sepse besoj që, në kohë të tilla, kemi nevojë për inkurajim, forcë dhe optimizëm. Na bën shumë krenar” Ai i dhuroi tenorit diskun e Tiranës 100 vite kryeqytet, një bashkëpunim me BBC, ku janë përfshirë këngët më të vjetra dhe më të dashura në një shekull. “Në bashkëpunim me BBC kemi mbledhur në një disk disa nga këngët më të vjetra të Tiranës. Meqë na dhurove një rikrijim muzikor për Pavarësinë, edhe ne po të dhurojmë një përmbledhje muzikore për Tiranën 100 vjet Kryeqytet i shqiptarëve” Nga ana e tij tenori nga Kosova Ramw Lahaj falenderoi kryetarin e Bashkisë për mbështetjen dhe u shpreh se realizimin kësaj vepre e ndjente si detyrim ndaj Tiranës, ku është formuar profesionalisht. “E kisha shumë të rëndësishme të sillja një mesazh sadopak pozitiv. Shqipëria, Kosova, por gjithë trojet shqiptare, kanë një kulturë, një traditë vërtetë shumë të veçantë. Përveç kësaj, është edhe pjesa e turizmit, që është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në Tiranë, e shumëçka tjetër që kanë ndodhur vitet e fundit. Tiranës dhe Shqipërisë ia kam pasur për borxh sepse talenti im ka dalë në pah nga Shqipëria, Tirana, ose më mirë, nga Akademia e Arteve, aty ku unë kam ardhur dhe kërkuar ndihmën e parë. Kjo është më e pakta që mund të bëj”, Në festën e flamurit, Lahaj ka risjellë në një version ndryshe këngën e famshme shqiptare, “Për ty atdhe”. Ramë Lahaj e risolli këtë këngë bashkë me një klip, që pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare. Tenori nga Istogu përmes një postimi në rrjete sociale, theksoi se kjo këngë ishte dhuratë për ta në këtë ditë feste kombëtare

Top Channel/ U fut në det, gjendet i pa jetë 87-vjeçari në Lungomare të Vlorës
16/12 09:06
Top Channel/ U dogj në makinë, kush është 27-vjeçari që humbi jetën në Llogara
15/12 23:02
Top News- Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, shkatërrohet shtëpia në lagjen 5 Maji
15/12 22:58
Top Channel/ Elbasan dhe Gjirokastër, digjen dy shtëpi nga zjarret
15/12 22:28
Top Channel/ Policia spostoi Lapajn, Berisha: Tre javë në shesh, Rama do provojë vitin ’91
15/12 22:27
Top News- Zbulohet EMRI/ U gjet i djegur brenda makinës, çfarë ndodhi në Llogara? Detajet
15/12 22:07
Top News- Zjarr i madh në një pallat në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti
15/12 21:21
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohet e gjithë banesa në Elbasan
15/12 21:20
Top Channel/ Shpërthen bombula e gazit, shkatërrohet plotësisht banesa në Elbasan, pamje
15/12 20:58
Top Channel/ “Rama rri në pushtet për shkakun tonë”, Berisha ashpërson gjuhën: Do zëmë sheshin…
15/12 20:56
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një apartament në Gjirokastër, pamje nga vendngjarja
15/12 20:51
Top Channel/ Champions dhe Serie A në DigitAlb/ Shtohen edhe Kupa e Italisë, Big Brother VIP me dy kanale
15/12 20:16
Top Channel/ Foltorja e opozitës para kryeministrisë, PD do çojë në kushtetuese avokatin e Popullit
15/12 20:14
Top News – Çështja ‘Shabani’ në Kushtetuese. PD kundërshton zgjedhjen e Avokatit të Popullit
15/12 20:10
Top Channel/ Lapaj ironizon para Kryeministrisë me portokalle dhe shishe uji: Ja bombat dhe raketat
15/12 19:59
Top Channel/ Llogara, digjet në mjet ish-efektivi i policisë nga Berati, dyshohet se i vuri flakën vetes
15/12 19:58
Top Channel/ Shkodër, lirohen 7 të rinjtë që u zunë pranë shkollës. U caktua detyrim paraqitje
15/12 19:53
Top Channel/ Grida Duma i përgjigjet Berishës dhe Nokës: Avokati i Popullit nuk është loja ime, keni 20 vite në pushtet
15/12 19:50
Top Channel/ Foltorja 5/ ’S’ke parë gjë akoma’ Berisha: Të mbledhim çdo guximtarë dhe ta largojmë…
15/12 19:31
Top News- A e ka marrë pagën Erion Veliaj? Mjegullnaja ligjore që i ka humbur busullën Bashkisë
15/12 19:25
DIGITALB DIGITALB