Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kryebashkiakët e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit teksa ishte i pranishëm në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, i organizuar me këtë rast nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert-Stiftung”. Ai u tha drejtuesve të rinj lokalë se të qenit kryetar i një bashkie është një punë sa sfiduese, aq edhe e bukur, pasi i shërben qytetit.