Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Autoburgu që do të sjellë Erion Veliajn pritet të ndalojë përpara gjykatës kushtetuese ose të hyjë nga dera e pasme që lidh gjykatën kushtetuese me kryesinë e kuvendit.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						