Top News – Veliaj-Ata le të mbjellin sherr dhe urrejtje/ Pyllëzohen kodrat pranë liqenit të fjollës
29/01/2021 16:10

Kodrat pranë liqenit të Fjollës, një tjetër pikë turistike prane fshati Pezë, po pyllëzohen nga Bashkia e Tiranës. Veliaj, tha se mbjellja e 10 mijë fidanëve ndihmon dhe krijon destinacione të reja turistike, sidomos pas sfidës me pandeminë. “Në vitin e pandemisë temat më të përmendura ishin oksigjeni dhe ajri i pastër. Ndaj, ky është momenti për të reflektuar: A ka ardhur koha të bëjmë një armëpushim me natyrën? Zona e Fjollës dhe e Pezës, ku jemi sot, ka qenë gjithmonë e bukur, por duke prerë një dru aty, e një pemë këtu, ndërto buzë lumit, shkatërro digën, këto veprime na sollën dëme të paimagjinueshme. Sot jemi këtu për t’i larë borxhin dhe t’i paguajmë haraçin natyrës. Tirana rritet me 25 mijë banorë në vit. Në vitin e tërmetit u rrit edhe më shumë, sidomos në zonat e prekura. Nëse ata që jetojnë në vilat e Lalzit i kanë shtëpitë me beton, edhe qytetarët e rinj te lagjja “5 Maji”, në Kombinat, Kinostudio, te lagjja e re në Pezë, në Vaqarr, Baldushk, Ndroq e Zall-Herr, do t’i kenë me beton. Duke ftuar qytetarët t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve,kryebashkiaku i Tiranes iu përgjigj edhe atyre që mbjellin vetëm shpifje. “I ftoj të gjithë qytetarët, ejani na ndihmoni, duke mbjellë pemë, ta mbajmë pastër qytetin. Është më e rëndësishme të mbjellim lule, se sa sherr. Sot ka forca politike që mbjellin sherr, ndasi dhe urrejtje. Kjo ndodh sa herë që afrojnë zgjedhjet. Forcat politike, të falimentuara moralisht, nuk kanë kontribuar ndonjëherë në punët e qytetit, megjithëse e kanë pasur në dorë Tiranën dhe Shqipërinë. Mund t’i kishin bërë të gjitha këto punë të mbara, por në vend të kësaj, thonë: “Erdhën zgjedhjet, le të mbjellim sherr”.

Top Channel/ Shqipëria në flakë, 48 orët e tmerrit! Banorët të tronditur, shtëpitë vijojnë të digjen
13/08 23:23
Top Channel/ Vijon alarmi nga zjarret, dëme kolosale nga veriu në jug
13/08 23:10
Top Channel/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Qeveria shqiptare ndëshkoi abuzuesit
13/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Plashnik, banori: Brenda nuk futesh dot se ka dinamit e granata, nami i zi
13/08 22:43
Top Channel/ Dëshmi drithëruese nga Delvina, banorët mes lotësh rrëfejnë tmerrin e zjarrit
13/08 22:40
Top Channel/ Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete
13/08 22:34
Top Channel/ “Situatën fatale”, kryeplaku i fshatit Plashnik: Familjet i larguam, na rrezikohej jeta
13/08 22:32
Top Channel/ “Zjarret kanë kapur 70% të fshatit”, banori i zonës në qarkun e Beratit: Shtëpitë…
13/08 22:31
Top Channel/ Zjarri po vijon ende në fshatin Plashnik, frikë nga kalimi i flakëve tek puset e naftës
13/08 22:25
Top Channel/ Prekëse! Të përlotur dhe frikësuar, evakuohet familja e fundit nga fshati Plashnik
13/08 21:55
Top Channel/ Banorja e Lefterhor shpërthen në lot teksa sheh banesën të digjet: Është…
13/08 21:52
Top Channel/ Izolohet zjarri në Parkun Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, flakët prej orësh aktive
13/08 21:51
Top Channel/ Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë
13/08 21:50
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në Ermenje të Skënderbegasit! Flakët marrin përmasa të mëdha
13/08 21:49
Top Channel/ Zjarri shkrumbon hektarë të tërë në fshatin Plashnik i Madh, disa vatra ende aktive
13/08 21:49
Top Channel/ Delvinjotët drejt rikthimit të jetës normale pas zjarreve, qyteti mbushet me fëmijë
13/08 21:48
Top Channel/ Zjarrfikësit në luftë me flakët, tentojnë të shuajnë flakët që po djegin një banesë
13/08 20:34
Top News – Pamje të rënda nga Skënderbegasi , groposen dhjetëra bagëti pas zjarreve
13/08 20:30
Top News – Zjarri rikthehet në Lefterohor, banorët bëhen zjarrfikës për të mbrojtur banesat
13/08 20:29
Top Channel/ Vijon djegia e një tjetër shtëpie në Lefterhor, zjarrfikësit në krye të detyrës
13/08 20:09