Aktori fitues i Oskarit, Gene Hackman, vdiq nga shkaqe natyrale rreth një javë pas gruas së tij Betsy Arakaëa, e cila humbi jetën pasi u infektua me një virus të rrallë, tha një hetues mjekësor në Neë Mexico. Hackman, 95 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Santa Fe nga sëmundja e arterieve koronare, me Alzheimerin në fazë të avancuar që ka kontribuar po ashtu. Arakaëa, 65 vjeç, vdiq në të njëjtën shtëpi nga sindroma pulmonare hantavirus, një sëmundje respiratore e shkaktuar nga ekspozimi ndaj brejtësve të infektuar. Shkaku i vdekjes së saj u rendit si natyral. Autoritetet besojnë se ajo ndërroi jetë rreth shtatë ditë para bashkëshortit të saj, me të cilin ishte martuar për më shumë se 30 vjet.