Dy punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit humbën jetën tragjikisht dhe në krye të detyrës mëngjesin e kësaj të marte në fshaton Jagodinë të Roskovec. Tragjedia ndodhi rreth orë 10 e 30 të paradites, kur dy punonjësit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Gjergji Duka, 50 vjeç, banues në Kuçovë si dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç, banues në Mallakastër kanë qenë duke punuar, kur një shtyllë e lartë tensioni i zuri poshtë.