Këngëtari dhe reperi Aaron Carter, është ndarë nga jeta në moshën 34 vjec. Ai ishte vëllai më i vogël i këngëtarit të Backstreet Boys, Nick Carter. Mediat amerikane thanë se Carter ishte gjetur i vdekur në tualetin e shtëpisë së tij në Lancaster të Kalifornisë, mëngjesin e të shtunës. Përfaqësuesit e ekipit të tij konfirmuan më pas vdekjen. “Kjo është një kohë vërtetë e keqe. Ne po përpiqemi të zbulojmë se cfarë ka ndodhur dhe se cilat ishin shkaqet”, thanë ata. “Jemi të trishtuar, si shumë të tjerë dhe shpresojmë që fansat të luten për familjen e tij”.