Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Kukës. Viktima është shtetasi Sul Demnushi, banues në fshatin Mamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në hyrje të urës së Drinit të Zi Sul Demnushi ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij, shteasin A.D., ku ky i fundit, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në liqenin e Fierzës.