Një 24-vjeçare shqiptare e identifikuar si Diana Galicaj ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në komunën Castelmassa. Ajo ishte duke udhëtuar me automjetin e saj tip Volkswagen Lupo, ku më pas humbi kontrollin. Makina rrokullis disa herë, më pas u përplas me murin rrethues të një banese anës rrugës. U desh ndërhyrja e efektivëve të repartit të zjarrfiëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit.