Hetimet në lidhje me vdekjen në qeli të Enver Sheshit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e shtunë kanë nisur nga ana e policisë gjyqësore. Deri më tani janë kryer veprimet paraprake, urdhëruar ekspertimi mjeko-ligjor dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës. Në lidhje me rastin në fjalë është aktivizuar edhe Komiteti Shqiptar Helsinkit, organizatë që mbikëqyr respektimin e të drejtave themelore të njeriut sipas konventës së ratifikuar nga Shqipëria. Kryetarja e Komitetit, Erinda Skëndaj tha në një intervistë për Breaking në Top Neës se e kanë pasur të vështirë të mësojnë detaje në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit, duke shtuar se përfaqësuesve të Komitetit u është bërë ping-pong nga institucionet.