Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e efektivëve të komisariatit numër 3. Sipas kryeministrit ndonëse po akuzohet policia, çështja është ende nën hetim dhe nuk ka asnjë shenjë të këtyre pretendimeve. Ish-kryeministri Sali Berisha, ne konferencen per mediat,hodhi akuza mbi një falsifikim të mundshëm të autopsisë me urdhër të Ardi Veliut. Vdekja e 32-vjeçarit sipas autoriteteve ka ardhur nga mbidoza, por pavarësisht kësaj, politika e ka shndërruar në një kauzë për protestë.