Top News – Vdekja e mistershme e Kosta Trebickës/ Dëshmitari kyç për trafikun e fishekëve
10/03/2021 11:23

Kosta Trebicka ishte dëshmitari kyç që zbardhi trafikun e municioneve drejt Afganistanit dhe nxorri zbuluar pushtetarët e korruptuar. Papritur, ai u gjet i vdekur. Çuditërisht, grupi hetimor i fokuson veprimet vetëm në pistën e aksidentit, pavarësisht se ai ishte kërcënuar pas denoncimit të aferës së fishekëve. Shumë momente kanë mbetur të pasqaruara dhe lënë ende hije të forta dyshimi mbi atë që i ndodhi biznesmenit 50-vjeçar. Ishte data 11 Shtator. Kosta Trebicka kishte drekuar në vilën e tij në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në Tiranë. Rreth orës 15:20 minuta, del nga banesa me mjetin Nisan Patrol me Targa TR 8843 J siç konfirmon Genci Belba, roja i vilës. Në Elbasan, 50-vjeçari bën një ndalesë pune. Destinacioni i tij ishte Leskoviku ku e priste një tjetër takim biznesi, siç ka dëshmuar bashkëshortja Brunela Trebicka. Sot e kësaj dite nuk dihet se cilët ishin personat që ai do takonte në Leskovik. Kurrë nuk u kuptua se kush ia ndryshoi planet Trebickës. Ai nuk shkoi në Leskovik por vijoi rrugën drejt Voskopojës. Në orën 21:30 minuta parkoi fuoristradën te hotel Akademia. Aty, ka kërkuar nga banakieri Joland Laloti një dhomë për të kaluar natën. Trebicka ishte mjaft i kujdesshëm në çdo hap. Në regjistrin e klientëve në hotel regjistrohet me emrin Artan. “Ndoshta nuk ka dashur që të identifikohej për hir të idesë që ishte rreizkuar për hir të deklairmeve dhe nuk kishte pse linte gjurmë që jam filani, me sa di shkonte shgpesh gjuante dhe mbase ka qenë masë mbrojtëse që kudërshtarët, ata që mendonte se e kërcënonin mos dinin se frekuentonte këtë vend”. Pasi konsumoi darkën në restorantin e hotelit, Trebicka iu drejtua dhomës me numër 107 ku kaloi natën. Në telefonatën që pati me bashkëshorten, ai i tha se herët në mëngjes do të nisej për gjueti. Stafi i hotelit ka konfirmuar se Kosta ishte i vetëm në dhomë. Në kqyrjen e dhomës 107 nga prokurorët, nuk u zbulua asgjë e dyshimtë, veç disa sendeve personale të Trebickës. Nuk kishte as një gjurmë të ndonjë tentativë për tu futur me forcë në dhomë nga dikush. Është pikërisht kjo dhomë ku ka qëndruar Trebicka, natën e fundit të jetës së tij. Në orën 05:30 të datës 12 Shtator, roja i hotelit Jorgo Çelniku ka parë fuoristradën e Kostës të dalë nga parkimi. Në orën 06:30 minuta, Xhipi i kuq, model kabriole, është parë nga Mentor Islami në vendin e quajtur “Repertitori” në zonat e thella të Lekasit.

Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16
Top News- Taksat vendore në e-Albania!/ Akses dhe për qytetarët, zgjerohet shërbimi
14/08 16:58
Top Channel/ Priten shira lokale. Pritet ulje e temperaturave në disa zona të vendit
14/08 16:08
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive. Banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 16:08
Top Channel/ 44 mijë dosje, gjyqtarët duan zyra. Sot gjykohen çështjet e vitit 2017
14/08 15:24
Top Channel/ Ryanair, bazë të re në Tiranë. Investim 300 mln dollarë, hapen 3 mijë vende pune
14/08 15:20
Top Channel/ 54 mijë hektarë tokë e djegur, sipërfaqja më e madhe që nga viti 2011
14/08 15:18
Top Channel/ Delvinë, zjarret nën kontroll, por zjarret lanë pasoja të rënda
14/08 15:17
Top Channel/ Dëmet në blegtori. U dogjën 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta
14/08 15:14
Top Channel/ Rama: Dëmshpërblim për zjarret. Kompensim për çdo krerë bagëti të humbur
14/08 15:13
Top News- Ngecën në mes të detit në Vlorë/ Policia Kufitare e Guardia di Finanzia shpëtojnë turistët
14/08 14:51
Top News- Kapen dy kushërinjtë me kanabis/ Berat, u zbulohet edhe armë gjahu në banesë
14/08 14:03
Top Channel/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut
14/08 13:30
Top News- Situata e zjarreve në vend / Rama u përgjigjet ‘lehaqenieve’ dhe flet për zjarrvënësit
14/08 13:04
Top Channel/ Delvinë, zjarret nën kontroll! Aktivizohet vetëm një vatër në fshatin Varfaj
14/08 12:46
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive! Në Skënderbegas, banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 12:45
Top Channel/ Zjarret nga jugu në Veri! Flakët në Korçë kalojnë në territorin grek
14/08 12:29
Top Channel/ Zjarrfikësi tregon për TCH si të shpëtojmë nga zjarret kur kapemi në befasi
14/08 12:26
Top Channel/ Zjarret, 46 të arrestuar! 137 autorë zjarrvëniesh nga qershori deri më 14 gusht
14/08 12:07