Federata Shqiptare e Futbollit vendosi shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të planifikuara për ditën e diel, pas vendimit të Qeverisë që shpalli ditë zie kombëtare në nderim të ish Kryeministrit Fatos Nano. Vendimi prek si dy sfidat e parashikuara për të dielën, ajo mes Dinamos dhe Teutës dhe Flamurtarit me Elbasanin, por edhe tre ndeshjet e tjera të kësaj kategoria që ishin planifikuar për të hënën.