Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12/2025 15:11

Nën tavanin me afreske dhe ikonat e arta të Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në Moskë, qindra njerëz u ngjeshën në sallë ndërsa priftërinjtë këndonin lutje për të vdekurit. Ata ishin mbledhur për t'i dhënë lamtumirën Stanislav Orlov, i njohur me nofkën e luftës “spanjolli’, themeluesi i njësisë ekstremiste Espanjola, një formacion i përbërë nga huliganë futbolli dhe vullnetarë neonazistë që luftuan si një forcë paraushtarake në anën e Rusisë në Ukrainë. Kanalet ruse pro-luftës në Telegram e paraqitën funeralin si një akt nderimi. Megjithatë, mes solemnitetit, një detaj mungonte. Nuk u përmend asnjë shkak zyrtar i vdekjes, një heshtje që vetëm sa nënvizoi shqetësimin që rrethonte ditët e fundit të Orlovit. Për më shumë se dy javë, vdekja e Orlov, e cila u përfol për herë të parë në internet më 9 dhjetor, ishte objekt spekulimesh. Faqet ruse të lajmeve dhe mediat e pavarura shpejt raportuan se Orlov nuk u vra në fushën e betejës në Ukrainë, por ai u zu në pritë dhe u qëllua në shtëpinë e tij në Krimenë e aneksuar nga Rusia nga shërbimet e sigurisë të vetë Moskës. Astra, një media që vepron në azil, publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që tha se tregonin momentet para se të vritej Orlov, me një grup ushtarakësh të armatosur rusë që mbërrinin jashtë shtëpisë së tij, të ndjekur nga zhurma e të shtënave me armë zjarri. Një ambulancë mbërriti për të marrë trupin e Orlov vetëm gjashtë orë më vonë. Analistët thonë se vdekja e Orlov pasqyron një goditje më të gjerë dhe gjithnjë e më të dukshme nga Kremlini ndaj figurave ultranacionaliste renegate dhe grupeve të armatosura gjysmë-autonome si rezultat i kryengritjes së Ëagnerit. Gjatë pjesës më të madhe të pushtimit të Vladimir Putinit, shteti rus toleroi dhe nganjëherë inkurajoi, formacionet radikale që mund të mobilizonin luftëtarët shpejt. Njësi të tilla si Española ishin të dobishme ushtarakisht dhe ideologjikisht, duke mishëruar një patriotizëm të papërpunuar, të nivelit të rrugës, që plotësonte propagandën zyrtare. Española - e sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE - mori pjesë në disa nga sulmet më të përgjakshme të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë betejat për Mariupolin dhe Bakhmutin. Por toleranca për njësitë e parregullta që vepronin jashtë zinxhirit kryesor të komandës, siç është Española, u ngushtua ndjeshëm pas qershorit 2023, kur grupi mercenar Ëagner i Yevgeny Prigozhin u rebelua, duke pushtuar për pak kohë një seli ushtarake dhe duke nisur një kolonë të armatosur drejt Moskës. Edhe pse rebelimi dështoi brenda disa orësh, ai shënoi sfidën më serioze ndaj sundimit të Putinit në dekada. Dy muaj më vonë, Prigozhin u vra në një rrëzim avioni që u pa gjerësisht nga zyrtarët perëndimorë si një hakmarrje e urdhëruar nga Kremlini. Që atëherë, aparati i sigurisë së Rusisë ka lëvizur sistematikisht për të rivendosur kontrollin.

Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
Top Channel/ Australia bllokon xhihadistin, Canberra ndalon kthimin nga Siria
18/02 12:05
Top Channel/ Ramazani i vështirë në Gaza! Besimtarët falen për paqe, kriza humanitare rëndon jetesën
18/02 12:04
Top Channel/ SHBA godet anije droge, 11 të vrarë në sulme në Paqësor dhe Karaibe
18/02 12:03
Top Channel/ Përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky kundërshton kompromiset
18/02 12:02
Top News– Videoja shokuese, Alpet bëhen vdekjeprurëse / Orteku poshtë maleve, njerëzit të dëshpëruar
18/02 11:48
Top News – Kina kreu test bërthamor nëntokë / SHBA zbulon detajet: U regjistrua një shpërthim…
18/02 11:39
Top News – Lidhje më të thella me Grenlandën…Rajoni nordik ‘mobilizohet’ pas kërcënimeve të Trump
18/02 11:38
Top News – Pa ushqim, pa karburant, pa turistë / Jeta në Kubë po ndalet nën presionin e SHBA-së
18/02 11:34
DIGITALB DIGITALB