Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet sa i përket vdekjes së elektricistit Eduard Balliu, ngjarje e shënuar mesditen e së premtes në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Përgjegjësi i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Elbasan është shpallur në këkrim nga policia, ndërkohë drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, po hetohet në gjendje të lirë sa i përket kësaj ngjarje.