Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në rrugët e qytetit lindor Khabarovsk të Rusisë, në fundjavën e tretë me radhë, për të shfaqur pakënaqësinë ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal. Protestat po shihen si sfidë në rritje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi roli i tij në largimin e guvernatorit shkaktoi një krizë rajonale. Shumë nga protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Putinit. Disa e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e Putinit. Autoritetet njoftuan se rreth 6,500 persona morrën pjesë në protestë. Mediat lokale thanë se pjesëmarrës ishin 20,000 persona.