Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani. Scholz u ka thënë gazetarëve të martën se ai ka kërkuar të pezullohet procesi i rishikimit të projektit nga një rregullator gjerman. Projekti kap vlerën e 11 miliardë dollarëve.