Vijon pa pushim zbarkimi i emigrantëve në Lampedusa. Vetëm në 24 orët e fundit kanë mbërritur më brighet italiane më shumë se 2000 emigrantë, të cilët kanë zbarkuar aty me rreth 50 varka të ndryshme. Anijet e portit kanë kryer disa operacione shpëtimi, duke nxjerrë në breg mijëra emigrantë, që vijnë kryesisht nga vendet afrikane si Guinea, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë dhe Mali. Vërshimi i emigrantëve është një fenomen që po shqetëson jo pak Italinë ditët e fundit, teksa autoritetet rrëfejnë se gjatë gjithë 24 orëshit, hasin në det të hapur varka që janë drejtuar në brigjet e Lampedusës.